Vilat

Rose Garden Liqeni vjen me tre tipologji vilash të orientuara plotësisht nga Liqeni i Farkës me dalje në shëtitore.
Rezidenca është konceptuar e shtrirë përgjatë relievit të butë të zonës në mënyrë që çdo objekt të gëzojë pamjen e liqenit si dhe të ofrojë privatësi maksimale.
Stili arkitekturor modern ndërthur fasada të mëdha xhami, struktura elegante me linja të pastra dhe planimetri të hapura. Peizazhi magjik i zonës plotëson arkitekturën bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë banimi luksoze dhe funksionale.

×